Në Bruksel pritet të nisë punimet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderat e vendeve të Rajonit dhe zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian.
Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.
Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE.
Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë statusi i kandidatit.
Samiti nuk i kushtohet zyrtarisht zgjerimit, por udhëheqësit ballkanikë do ta përdorin mbledhjen për të nxitur axhendën e tyre dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun.