Dalin pamje të reja nga atentati që tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Në rrjetet sociale është publikuar një video nga momentet e para, pak çaste pasi mbi 30-vjeçarin Kevin Hajrulla u qëllua me breshëri plumbash në lagjen “Cole”. 30-vjeçari ndodhej në një automjet “Mercedes Benz” kur u qëllua. Bashkë me të i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, teksa po ecte në trotuar.

Në pamje shihen njerëz të alarmuar teksa nxitojnë t’i japin ndihmën e parë Hajrullës. Në video dëgjohen thirrje që të nxitohet pasi gjendja e të riut ishte e rëndë. Një prej që mbante në duar Hajrullën dëgjohet teksa thërret “iku, ore, iku”, duke iu referuar gjendjes së të plagosurit i cili ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

Ai nxirret nga makina nga disa persona dhe futet në një automjet “Benz” ngjyrë e zezë dhe me shpejtësi dërgohet në spitalin e Vlorës.

Gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit paraqitet e rënduar. Ai ka marrë disa plumba në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb