Mjeku herbalist Irfan Gjeci, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 foli për goditjet në zemër dhe në tru.
Gjeci theksoi se sidomos gjatë dimrit, duhet të përdoret çaji i malit, çaji i murrizit, limonët, majat e pishave etj.
“Gjatë dimrit, enët e gjakut tkurren dhe zemra nuk pompon aq shumë gjak, ngadalëson rrjedhjen e gjakut në tru, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Duhet të ndjekim traditën. Më herët është përdorur çaji i malit. Është i mirë sepse është antioksidant. Edhe ushtria pi çaj, sepse sulmon virozat. Një studim gjerman thotë se çaji i malit pihet nga të gjitha moshat nga çaji i maleve të Ilirisë, është specifik i yni pra. Nuk sëmureshin shumë njerëzit dikur. Sot kemi situatë të komplikuar, për shkak të Covid.
Sot virusi ka pësuar mutacion. Virozat që janë tani janë edhe me mutacionet e Covid. Goditjet më të mëdha janë tek ata që nuk përdorin ilaçe. Kjo ka sjellë fatalitete. Ne shqiptarët jemi kokëfortë, nuk shkojmë as te mjeku dhe as pimë çajra. Goditjet në tru dhe në zemër janë një problem i madh. Është mirë të përdorim çajin e malit, çajin e sherebelës, limonët, lëvoret e tyre, majat e pishave, xhinxherin, vajin esencial, trumzën si çaj. Kush ka goditje në zemër e në tru, mos të ndalojnë çajin e murrizit. Nga përdorimi i çajit të murrizit, ata që kanë probleme, për 2 vite mund të rregullohen. E mirë është edhe vitamina C në formë pluhuri, me ujë të ftohtë. Kjo ndihmon edhe fëmijët e vegjël, rrit imunitetin e trupit në mënyrë të përkryer. Ata që janë në gjendje kritike, është dhe një shpikje, një formë pluhuri, që quhet argiplus, duhet ta pinë atë çdo natë para gjumit”, tha mjeku herbalist Gjeci.
(Balkanweb)