Kryeministri Edi Rama në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, tha se diaspora është një mbështetje e fuqishme për vendin.
Rama deklaroi se këtë vit, emigrantët, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kanë dërguar në vend 100 milionë euro më tepër. Ai shtoi se shqiptarët sot, kudo që jetojnë, janë krenarë për vendin e tyre, edhe për shkak të mbështetjes nga shteti amë.
Edi Rama: Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme edhe nga ana financiare për vendin. Këtë vit, BSH ka regjistruar rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve, janë 100 milionë euro më tepër, ku dërgesat më të mëdha janë nga Italia, Greqia, SHBA etj.
Kjo rritje është rezultat i reformave, por edhe pozicionimit të ri politik të Shqipërisë. Sot shqiptarët janë krenarë kudo ku jetojnë. Më herët, shqiptarët kanë pasur stigmatizim, për shkak edhe të mosmbështetjes nga vendi amë. Kjo është një fazë dramatike e tejkaluar.
(Balkanweb)