Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Krrabë, pasi dyshohet se kërcënonte me thikë nxënësit e shkollës së mesme në këtë fshat.

42-vjeçari përpos kanosjes me thikë ndaj nxënësve, akuzohet edhe për përndjekje. Në pranga ka rënë shtetasi Ardit Balla.

“Kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste  me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte  disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja””, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: