Kreu i SPAK Altin Dumani, në 5-vjetorin e themelimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, deklaroi se puna e SPAK nuk ka qenë e lehtë.

Ai tha se prokurorët kanë vijuar punën, pavarësisht kërcënimeve personale që kanë marrë apo në adresë të familjarëve. Sipas tij, gjithçka bëhet për t’ju lënë brezave një vend më të mirë.

Altin Dumani: Më lejoni të përshëndes SHBA dhe partnerët tanë, që qëndrojnë krah për krah me ne. SPAK bashkëpunon me shumë vende europiane, të rajonit dhe vende të Amerikës Latine.

Korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme. Nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë. Kemi vijuar përpara pavarësisht shpifjeve e  kërcënimeve personale e familjare.

Ne jemi krenarë për arritjet e deritanishme, jemi më të pjekur profesionalisht. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Më shumë se kujtdo iu detyrohemi brezave të ardhshëm. Shpresojmë që brezave t’ju lëmë një vend më të mirë. Një falënderim i veçantë iu shkon familjarëve tanë, falënderoj shoqërinë civile. Falënderoj edhe Policinë e Shtetit, që na garantojnë sigurinë tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: