Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, ka vlerësuar punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në 5 vite që nga krijimi.

Ai u shpreh se SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri, duke theksuar besimin që qytetarët kanë në të.

“Është kënaqësi që u bashkohem në festimet e 5-vjetorit të SPAK. Kjo javë ka qenë e mirë, filloi me hapjen e grupkaitullit të pestë të negociatave, i ndjekur nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që sot festojmë një element kaq të rëndësohem të Reformës në Drejtësi, që bëri të mundur fillimin e negociatave.

Shumë prej jush keni qenë prej fillimeve të SPAK. SPAK është përballur me burime të kufizuara në një shtet i cili ka luftuar me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe një histori në të cilën politika ka ndërhyrë

Festojmë sot një element të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi që bëri të mundur nisjen e negociatave.

Goditja e korrupsionit në nivele të larta, pikë kyçe në sistemin e integrimit.

SPAK sinonim i suksesit në Shqipëri, qytetarët besojnë që SPAK është institucioni më i besuar. Duhet të jeni krenar për atë që keni arritur por të mos flemë mbi dafina e të hedhim sytë nga e ardhmja”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb