Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa u shpreh se mazhoranca ka dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, ndërsa tashmë synon dhënien edhe të zonave të mbrojtura.

“5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi keni mbaruar të gjithë tokën që mund të jepnit, tani keni programuar të hyni në zonat e mbrojtura.
Propozimi është që jo vetëm të zgjatet afati, por të jepen në përdorim edhe brigjet e deteve, lumenjve e liqeneve për stacione plazhi. Pasi morët tokën, merrni edhe detit, edhe ajrin dhe jetën e shkatërrojeni këtë vend”,
tha ajo.

Fjala e plotë:

Në shkurt të këtij viti në një seancë të turpshme pa diskutime kaluat ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, një ligj klientelist që zhdukte mbrojtjen e këtyre zonave me rëndësi jetike për vendin dhe hapte rrugën ndërtimeve për to.

Ministria e Ndërtimit Kumbaroja e mohoi që do prekeshin zonat e mbrojtura por u deshën vetëm 7 muaj që ti miratonin projektvendime që prekin 9 zona të mbrojtura, miratuar 25.09.2024 dhe publikuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 165, date 27/09/2024. Ajo që vihet re është ulja e mbrojtjes, nga shkalla e parë në shkallën e tretë.

Kumbaro është ministria më jetëgjatë sepse është ministria më duartgjatë ndaj pasurisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri.

Ku nise me VKM në 2017, përndryshe nga harta e Ansamblit të monumenteve të kulturës së vitit 2000, la jashtë qendrës historike një pjesë të madhe të territorit, ku gjenden pjesa dërrmuese e objekteve historike të qytetit të Tiranës dhe Teatrin Kombëtar. Vazhdove me qofterinë në Butrint dhe marrëveshjen e parë kuadër me AADF për koncesionin e tij. Më tej në janar 2022 hoqe zona të tëra nga zonat e mbrojtura. Për ta nbyllur me këtë ligj të ri që shkatërron përfundimisht zonat e mbrojtura.

Në funksion të betonizimit të zonave të mbrojthra keni vendosur vendosur edhe te shtyni për herë të pestë afatin e ligjit për investimet strategjike, me nje deputete qe fatkqesisht perfaqëson edhe qarkun tim në kuvend, po në këtë rast nuk është propozuese po firmëtare.

I miratuar si një ligj i përkohshëm në vitin 2015, ai ka shërbyer për të betonizuar kryesisht bregdetin, duke u dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin.

JENI TERRORIST MJEDISOR. Keni betonizuar 5.8 milion m2 tokë tregon qartësisht se shtetit vetë i mbaruan llokmat e tokave publike për miqtë dhe kemi hapur tepsinë e zonave të mbrojtura, parqet tona kombëtare, pasurinë që ja kemi detyrim fëmijëve tanë.

Edhe pse qëllimi i deklaruar i ligjit investimeve strategjike ishte thithja e investimeve të huaja deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ shumë klient pushtet, ndonjë gaztor oborri, edhe deputet e familjar të tyre.

Tashmë duket qartësisht që lidhet me interesin e ZMA sepse një nga ndryshimet që propozon deputetja lidhet me dhënien e atributit këtij komiteti për të vendosur për dhënien në përdorim për investitorët strategjikë të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi. Oo burra pasi i morët tokën, tani detet dhe liqenet dhe përgatisni njé ligj që ti merrni edhe ajrin.

Në 2022 ju hoqët statusi zonë e mbrojtur dhe iu hap rrugë investimeve, në zonën urbane të Ksamilit, plazhin e Manastirit, të Pasqyrave, Pulëbardhave, Gjirit të Hartës e deri në kufirin jugor si Gjiri i Marinës e gjiri i Pemës së Thatë.

Po ashtu ai vendim tkurri 15 % të sipërfaqeve në bregdet, ku u prekën mijëra hektarë në zonën e Vjosë-Nartës Velipojës, Divjakë-Karavastasë si dhe në Kune.

Qeveria tha asokohe se i rriti sipërfaqet e zonave të mbrojtura me 27%, por në fakt në këtë përqindje futen zona të thella malore, dhe tek rikufizimi i zonave u hoqën mijëra hektare vijë bregdetare e zona me rëndësi strategjike, të cilat i hapën rrugë investimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb