Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përjashton nga seanca deputetin Agron Shehaj, i cili prej dosa minutash kishte bllokuar foltoren dhe nuk lejonte kreun e PD Sali Berisha të merrte fjalën.
Pas paralajmërimeve të përsëritura për çlirimin e foltores, Spirapali përjashtoi deputetin dhe ndërpreu seancën duke urdhëruar marrjen e masave për nxjerrjen e deputetit nga salla.
“Mos bllokoni foltoren! Nuk mund ta marrësh fjalën me dhunë/ Ke të gjithë të drejtën të diskutosh, ulu mos blloko foltoren. Nuk fiton dot votat me populizëm, TikTok apo bllokim foltoreje.
Deputeti Sali Berisha e do fjalën apo të vijoj me folësit e tjerë? Askush nuk mund të bllokoje foltoren.
Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap vërejtje.
Mos krijoni skena pa lidhje. E di që si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, por po qe për revolucion jua kalojnë ata se kanë eksperiencë.
Zhblloko foltoren! Jeni i përjashtuar nga seanca në bazë të nenit 65, refuzuat të largoheni nga foltorja.
Çlironi foltoren dhe suksese!”, tha Spiropali.