Besiktas reziston për Ernest Muçi. Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, klubi i njohur ka refuzuar 3.5 milionë euro nga një skuadër e Championship në Angli.

Shifra e ofruar është konsideruar tepër e ulët, në krahasim me vlerën reale që ka sulmuesi i Shqipërisë. 23-vjeçari mund të largohet nga Stambolli, në rast të një propozimi, që përmbush pritshmëritë e klubit.

Muçi ka luajtur në këtë sezon 11 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Për të, ky është sezoni i dytë te Besiktas.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb