Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali është detyruar për të disatën herë të bllokojë seancën plenare për shkak të situatës së tensionuar të krijuar nga deputeti Agron Shehaj i cili prej rreth një ore nuk liron Foltores edhe pse ndaj tij është marrë masa e përjashtimit nga seanca.

Shehaj nuk ka lejuar që të flasë as deputeti demokrat Xhelal Mziu, ndërsa pranë foltores me të janë edhe katër anëtarë të Gardës.

Kryeparlamentarja Spiropali, vendosi 5 minuta pushim, ndërsa deklaroi se nëse me rifillimin e seancës foltorja do të jetë e zënë, do të kalohet në diskutim e më pas në votimin e pikave që gjenden në rendin e ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb