Në emisionin Vetting News24 është trajtuar çështja e inceneratorit të Fierit. Gazetarët kanë zbuluar një seri shkeljesh, veçanërisht lidhur me tenderat e zhvilluara nga Kryebashkiaku Armando Subashi. Dokumentet zbulojnë se si u shpall fituese kompania ‘Kombi Invest”, e cila rezulton se ka ‘shtrydhur” buxhetin e Bashkisë.

Në vitin 2014-te, biznesmeni Fatmir Kuçi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të lundrimit”. Por këtë çështje ai e ka mbyllur vetëm me një gjobë. Dy vite pas kësaj, sërish pronari i “Victoria Invest” Fatmir Kuçi është bërë protagonist i një ngjarje kriminale në del, ku ka goditur për vdekje një turist rus të quajtur Denis Kaiumov.

Biznesmeni përfundoi në qeli për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”.

Justifikimi  tjetër i kryebashkiakut të Fierit ishte fakti i mungesës së rrugës që lidh qytetin me landfillin e Klodian Zotos dhe se, për këtë investim, ai është duke pritur përgjigjen nga Ministria e Mjedisit nëse duhet të ndërtohet me paratë e bashkisë apo nga koncensionari.

Kontrata koncensionare, e nënshkruar në vitin 2016 ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe “Integrated Technology Treatment Ëaste” parashikon që kompania private ka detyrimin për të ndërtuar akset që lidhin landfillin me rrjetin rrugor shqiptar.

Por, pavarësisht këtij përcaktimi të qartë në kontratë, Armando Subashi shpalli në prill 2021 një tender me vlerë 200 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin me landfillin.

Tenderi u publikua me objekt “Rikonstruksion i (Segmentit I) të rrugës “Hyrja Kallm–Incenerator” dhe (Segmenti II) “Kryqëzimi – Qendër Kallm”  nga ana e kryebashkiakut Armando Subashit.

Një “ndihmë” e madhe në situatë, ku koncesionarit duket se i kishin mbaruar paratë.

Por, nëse edhe këto vepra po bëhen me paratë publike, përse do e menaxhojë privati? Përse do të përfitojë për vite më radhë fitimet? A nuk parashikohej në kontratë që rrugët hyrëse dhe dalëse të bëheshin nga koncesionari

Po, nëse Tushe i Lushnjes u arrestua për një tender kanali, përse Subashi ka dorë të lirë në koncesione apo ndihmon këto firma?

Pas reagimeve mediatike, Subashi u detyrua të anulonte procedurën, pavarësisht se në deklaratën publike, ai deklaroi se tenderi është “pezulluar”.

Veting 4
Veting 4

Por një tjetër problem doli në skenë sipas Bashkisë dhe këtë radhë do të ishte mungesa e makinerive teknologjike, të cilat do të transportojnë mbetjet e qytetit deri në landfillit.

Në janar dhe prill 2021, bashkia e Subashit ka shpallur dy herë tender për blerje mjetesh teknologjike.

Dhe, në të dy rastet, tenderat janë anuluar, për shkak se Bashkia e Fierit ka bërë llogaritë gabim. Ose sepse kompania  për të cilën ishin “kopsitur”  kriteret ishte përjashtuar nga gara e prokurimeve në të gjithë vendin për shkak të një  tenderi që nuk kishte lidhje me bashkinë e Fierit.

Por çfarë ka ndodhur?

Tenderi është zvarritur dhe rihapur  në  vitin 2023.  Ndërmarja e Pastrimit Fier  ka hapur tenderin më 02.05.2023  me fond limit  120 milion lekë. Në garë morën pjesë 2 kompani Kombi invest shpk dhe  Gerard-  shpk .

Operatori ekonomik ‘GERARD – A’ me vlerë totale 10.500.000 lekë pa TVSH. Operatori ekonomik ‘KOMBI INVEST’ me vlerë 10.800.000 lekë”,  thuhet në dokumente.

Pra, oferta më e ulët ka qenë e firmës “GERARD – A”.  Por, kjo ofertë është s’kualifikuar pasi s’ka paraqitur katalog teknik ose skedë teknike për mjetin, i cili minimalisht duhet të përmbajë një përshkrim të karakteristikave teknike dhe të dhënave të tjera në lidhje me markën, vendin e origjinës, vitin e prodhimit.

Në fund, fitues rezultoni  Kombi Invest shpk  me admsinistrator dhe aksioner me 50% të aksioneve  Kreshnik Gjata dhe Ulsi Gjata me po ashtu 50 % të aksioneve. Bëhet fjalë për firmën “Kombi Invest”, e cila brenda një periudhe të shkurtër ka “shtrydhur” buxhetin në Fier. Mësohet se kjo firmë u lakua në media kur i dha një kontratë pune një anëtari të Bandës së Durrësit, për ta përdorur në gjykatë për lirim.

Inceneratori Veting
Inceneratori Veting

Në datën 04.06.2021, Bashkia e Fierit hap garën për “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave (mbetjeve urbane) në Njësitë Administrative dhe kryerja e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Fier”

Fituese e këtij tenderi me vlerë rreth 200 mijë euro rezultoi Kombi Invest.

Ndërsa kompania “Alko Impeks Construction”, pjesëmarrëse në këtë tender, e  skualifikohet nga Bashkia e Fierit, për mos-përmbushje kriteresh.

Shoqëria private e ankimon vendimin e skualifimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Në tetor të atij viti, KPP, nën drejtimin e kryetarit Myzyri, pranoi kërkesën e “Alko Impeks”, duke urdhëruar Bashkinë e Fierit për ta shpallur fituese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb