Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të falur djalin e tij Hunter tregoi se Biden është më shumë njeri sesa politikan, tha të enjten presidenti rus Vladimir Putin.

Ai u shpreh se nuk mund ta kritikojë presidentin amerikan për këtë.

Presidenti rus i bëri komentet gjatë një konferencë prej më shumë se 4 orësh me gazetarë në Rusi.

Hunter Biden u ndoq penalisht për shkelje tatimore dhe akuza në lidhje me posedimin e një arme zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb