Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me SPAK, institucion i krijuar 5 vjet më parë, i cili është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. Në ceremoninë e zhvilluar sot ishin zv.Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Përdëndimor, Alexander Kasanof, si dhe diplomatë nga vendet e BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Ndërkohë në ceremoni nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, edhe pse ky i fundit në jo pak raste ka marrë meritën për ngritjen e këtij institucioni, duke theksuar se pa vullnetin e socialistëve nuk do të mund të realizohej ngritja e këtij institucioni.
Analisti Fitim Zekthi tha se tashmë është dëshmuar se në Shqipëri nuk ka më njerëz të paprekshëm.
“Të prekësh njerëz që janë pjesë e krimit ndërkombëtar, të prekësh njerëz që dërgojnë 600 kg kokainë në Portin e Durrësit me fitime miliona euro, të prekësh ish-Kryeministra dhe ish-Presidentë, ministra apo ish-ministra, tregon se është dhënë mesazhi që nuk ka më njerëz që nuk hetohen. Është prokuroria që po prek për herë të parë ato që ishin të paprekshëm”, tha Zekthi.
Ai u shpreh se drejtësia është një ideal, por nuk mund të pretendohet se do të bëhet më idealja. “E rëndësishme është që burgjet të mos mbushen me njerëz që vjedhin lopë, apo ndërtojnë një avlli”, tha Zekthi.