Në emisionin “Open” në News24 , Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë kanë debatuar ashpër mes tyre duke shkëmbyer edhe fyerje personale.
“Ti je budalla”, iu drejtua Blushi, Shabanit, ndërsa ky i fundit i tha se “mbronte një hajdut si Ilir Meta”.
“Nuk mund të më fyejë një injorant si ty, ti je një gjobaxhi, je një budalla”, iu drejtua Blushi, kreut të Nisma Thurje.
“Me thuaj vetëm njërin, kujt i kam vendosur gjobë?”, iu përgji Shabani. Në vijim Shabani duke vijuar debatin me Blushin i tha “ti rri me hajdutë nga mëngjesi në darkë”.
“Ti je ordiner, je një palaço, je hajdut ordiner”, u shpreh Blushi, duke shtuar “nuk flas me LGBT, je debil me syze”.