Avokati Gylsen Zhllima, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 iu përgjigj pyetjes se si duhet të veprojmë përpara të shkojmë tek një noter për një çështje të caktuar.
Zhllima deklaroi se përpara se të shkojmë tek një noter, duhet të konsultohemi me një avokat. Sipas tij, interesin tonë mund ta mbrojë vetëm avokati e jo noteri.
Avokat Gylsen Zhllima: Kur shkojmë tek noteri, duhet të konsultohemi me një avokat. Secila palë në aktin notarial duhet që të këshillohet nga një avokat, për të mbrojtur interesin e vet. Nëse shkon menjëherë tek noteri dhe firmos, nuk ke bërë mirë. Edhe një kontratë shit-blerje mirë është konsultimi me avokatin. Noteri është zyrë që funksionon në interesin publik.
Noteri nuk është gjyqësori dhe nëse palët kanë mosmarrëveshje, ato nuk zgjidhen tek noteri, por tek gjykata. Noteri nuk është as këshilltar, por është person që ka vulë shtetërore, ka përgjegjësi para Ministrisë së Drejtësisë. Noteri nuk mund të garantojë interesin e njërës apo palës tjetër.
(BalkanWeb)