Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë, që do të jetë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri theksoi se ky aks i rëndësishëm pritet të përfundojë në sezonin veror.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë, një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër që pritet të përfundojë këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb