Mbajeni mend këtë emër: Cristian Shpendi. Është ai binjaku i golit që po shkëlqen në Serie B. Me këto fjalë e nis shkrimin La Gazzetta dello Sport për sulmuesin kuqezi i cili deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 12 gola në Serie B dhe dy të tjerë në Kupën e Italisë. Sezonin e fundit realizoi 20 gola në Serie C duke marrë prej dore Cesena-n. Në ndeshjen e fundit ishte i pafat teksa pësoi një dëmtim në kavilje që do ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën një muaj.
Juventus e ka ndjekur ndeshjet e fundit, por edhe Napoli ka shfaqur interesim për të, pa harruar klubet e huaja që me agjentët e tyre 007 po përgatiten për të larguar nga Italia, vijon shkrimin La Gazzetta. Është e qartë që këtë periudhë të shumë kanë qenë klubet dhe agjentët që kanë kërkuar informacione, por një prej tyre ka lëvizur konkretisht, Fiorentina, me klubin vjollcë që ka kërkuar informacion zyrtare, por kanë marrë menjëherë një përgjigje të prerë nga Cesena:
E dëshironi Shpendin? Duhet të paguani 15 milionë euro, kaq kërkon klubi i Cesena-s për sulmuesin shqiptar.
Në dukje është një çmim i lartë, por Cesena e ka marrë me qetësi, Shpendi është vetëm 21 vjeç, është në super formë dhe ka një kontratë deri në 2028.
(BalkanWeb)