Ka nisur takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Seanca ka nisur me fjalën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe më pas është vendosur himni kombëtar shqiptar, i cili është nderuar nga deputetët e pranishëm.

“Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit nga agresione nga Serbia që po synojnë destabilizimit.
Sulmi në Ibër Lepenc nuk konsiderohet ndrydhe veçse sulm terrorist si ata që nuk na pranojnë si një rend ligjor dhe shtet sovran.

Sulmi vjen një vit pas atij në Banjskë, organizator i tij ishte Radoiçiç i mbështetur nga Vuçiç dhe ende nuk është ndëshkuar. Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional, duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë”, u shpreh Konjufca në fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb