Kristjan Asllani shpërbleu besimin e teknikut Inzaghi, në sfidën ku zikaltrit fituan 2-0 ndaj Udineses në Sans Siro, për llogari të raundit të 1/8 të Kupës së Italisë.
Jo vetëm për super golin e realizuar nga goditja këndore në fundin e pjesës së parë, por deri në momentin e zëvendësimit në pjesën e dytë, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mire, duke qenë i saktë në pasime e duke ndihmuar shumë shokët e repartit të mesfushës, Zielinskin dhe Frattessin për të avancuar përpara.
Jo më kot, falë kësaj performance “La Gazzetta dello Sport” e vlerëson Kristjan Asllanin si më të mirin nga skuadra zikaltër, duke e vlerësuar me notën 7.