Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së në Tiranë, u pyet në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në New24, nëse e furnizonte me dokumentet që denonconte Kryebashkiakun e Tiranës, zv.Kryeministrja Belinda Balluku.

Këlliçi e mohoi që dokumentet që publikonte t’i ishin dhënë nga Balluku, por shtoi se “uronte që një teori të tillë, edhe pse nuk qëndron, ta besonte Kryebashkiaku Veliaj”.

Përsa i takon, padive dhe denoncimeve që Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka bërë ndaj Belinda Ballukut, Këlliçi tha se “Balluku është rivale e drejtpërdrejtë e Gazmend Bardhit në Fier ku janë të dy rivalë, si drejtues politikë”.

“Belinda Balluku është kryeministre, pasi Edi Rama është lider global tani, nuk qeveris më vendin, por merret me zgjidhjen e problemeve globale.  Nuk kam asnjë lidhje me asnjë funksionar të PS aq më tepër të Qeverisë. Ajo që po bën Bardhi me Ballukun e bën se e ka rivale të drejtpërdrejtë në Fier, e inkurajoj të shtojë denoncimet”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb