Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që tronditi Gjermaninë mbrëmjen e kësaj të premte që la pas të vdekur dhe të plagosur, pasi një automjet hyri me shpejtësi në tregun e krishtlindjeve të Magdeburgut dhe mori para njerëzit.
Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria solidarizohet me Gjermaninë në këto momente të dhimbshme duke shtuar se “mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstemizmit të dhunshëm”.
Reagimi i Ramës:
Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, që mori jetë të pafajshme dhe plagosi shumë te tjerë gjatë festimeve në Marketin e Krishtlindjeve. Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Tronditet Gjermania nga sulmi terrorist
Një automjet mori para turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg. Sipas të dhënave të administratës së qytetit të paktën dy persona kanë humbur jetën, më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në Saksoni-Anhalt tha, se autoritetet mendojnë se akti mund të jetë një sulm. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar.
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. “Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre”, shkruan presidneti në platformën X. “Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre.”
Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende “nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm.”
Zëdhënësi i qytetit, Michael Reif, tha se në këtë stad të parë të vlerësimit të situatës mund të bëhet fjalë për “një sulm“. Reif tha, se ka një sërë të plagosurish dhe imazhe tronditëse nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit janë trajtuar në vendngjarje, ku u vendosën stenda enkas.
Policia bën fjalë për masa të zgjeruara veprimi. Tregu i Krishtlindjes është mbyllur, sikurse vë në dukej policia.
Kryeministri i Saksoni-Anhalt, kristiandemokrati Reiner Haseloff do të njihet me situatën në vendngjarje gjatë mbrëmjes.
Kryeministri i Saksoni-Anhalt, kristiandemokrati Reiner Haseloff do të njihet me situatën në vendngjarje gjatë mbrëmjes.
(BalkanWeb)