Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë. Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në mbi 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në dhjetëra tjera. Sipas të dhënave zyrtare, shtetësinë e Kosovës e njohin 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: