Përveç pensionistëve është edhe një tjetër kategori qytetarësh që do të marrin shpërblim në fundvit. Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës.
Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për ‘Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike’.
Burime për News24 bëjnë të ditur se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti.
Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë Albcontrolit, ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.
Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë siç janë shpërblimet apo kredine për Albcontrol.
Punonjësit që përfitojnë shërblim nga qeveria:
Shoferët
Sanitaret
Punonjësit e arkivit
Punonjësit e protokollit
(BalkanWeb)