SPAK shpalli pretencën për tre personat që organizuan një atentat ndaj Inez Hajrullas, ngjarje e cila u parandalua nga policia.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se për Leonard Luzin i cili akuzohet si organizator u kërkua dënimi me 11 vite burg, për të pandehurin Muharrem Koroveshi 10 vite burg, ndërsa për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg. Tre të pandehurit përfitojnë ulje të 1 të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shklurtuar.
Atentati në tentativë ndaj Inez Hajrullas u zbardh nga rrëfimi i të penduarit Nikolli i cili tha se ishte pajtuar nga Luzi për të kryer vrasjen, por nuk mundi ta ekzekutonte shënjetrën, pasi u arrestua nga policia. Inez hajrulla është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Vlorë. Ai mori drejtimin e grupit kriminal pas vrasjes në 2018 në Durrës të Edison Arizajt i njohur si Edison Faqedjeguri.