Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, me anë të një statusi në FB ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tik Tok.

Balliu shprehet se Rama nuk ka si ta luftojë krimin, pasi është shefi i krimit.

“Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli Tik Tok!

Akti i Edi Rames për të fajsuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët!

Inkriminimi i institucioneve të shtetit erdhi si rjedhoj e kriminelëve në listat e Edi Ramës dhe në Administratën e tij, kur Edi Rama inkriminonte institucionet e shtetit dhe mbushi vendin me kanabis ku u përfshi e gjithë Rinia Tik Tok nuk ekzistonte në Shqiperi.

Por Edi Rama që ska si të luftoj krimin sepse ai është shefi i krimit ka një hall tjetër me Tik Tok, faktin që nuk kontrollon dot sic kontrollon mediat e vëndit tonë të cilat kanë urdhër nga mengjesi në darkë të merren me opozitën.

Vetëm një njeri i çprishur mund të shfrytëzoj humbjen e jetës të një fëmije për të kryer krime ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit”, shkruan Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb