Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga Haga dhe të cilën ia dorëzoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Do e ruaj gjithmonë këtë dhuratë të bukur, punuar prej luftëtarit me shpirt artisti, Rexhep Selimit, dërguar nga Haga.

Falemnderit mik! Me besimin se e drejta do të fitojë dhe me shpresën se së shpejti të katërt do të ktheheni të lirë e faqebardhë në Kosovën që ju do dhe e doni aq shumë”, shkruan Spiropali.

Whatsapp Image 2024 12 21 At 15.31.09
Whatsapp Image 2024 12 21 At 15.31.09

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb