Pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur kur një automjet i drejtuar nga Talab.A hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, në atë që autoritetet lokale e klasifikuan si “sulm terrorist”.

“Referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani”, u shpreh Prokurori Publik lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se gjendja e autorit të dyshuar të ngjarjes po ekzaminohet.

Horst Walter Nopens, prokuror i lartë publik, tha se autori ka vepruar i vetëm. “Gjithçka tjetër në lidhje me motivin është objekt hetimi”, shtoi ai.

Tom-Oliver Langhans, Drejtor i Policisë së Magdeburgut, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Ai sqaroi se thirrja e parë e urgjencës është marrë në orën 19:02. “Telefonuesi fillimisht supozoi se kishte një aksident, “por ky më pas doli të ishte një skenar sulmi””, tha ai.

Ndërkohë spitali i Magdeburg në një njoftim të fundit shprehet “disa pacientë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent, disa tani janë në njësinë e kujdesit intensiv. Prof. Dr. Jörg Franke njoftoi: “Lajmi i mirë, të 11 personat e plagosur rëndë tani janë jashtë rrezikut për jetën”.

Një prej viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve është një fëmijë 9 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb