“Sportistët e vitit” ishte mbrëmja sportive që u organizua nga Bashkia e Pogradecit për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024 dhe jo vetëm.

Në këtë mbrëmje janë rikthyer në kujtesën e pogradecarëve edhe ish sportistë e trajnerë të njohur, duke u falur emocione të pranishmëve në sallë. Homazh u bë për Statsi Vako, Agron Ruvina, Ilir Luarasi, Qani Mbroçi dhe Thanas Papa.

Sportistët e njohur që luajnë në ligat ndërkombëtare por edhe me kombëtaren shqiptare si Endri Çekiçi, Erjon Hoxhallari, Ernest Muçi, lojtarë si Isi Manellari, Marin Abazaj e Vangjel Zguro janë vlerësuar në një mbrëmje si kjo. Disa nga titujt i dorëzoi prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për dy ish sportistë si Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi të cilët janë larguar parakohe nga jeta u dhanë titujt “Krenaria e Qytetit”.

Antari i komitetit ekzekutiv të FSHF, Ylli Çekiçi ka bërë me dije se ky institucion së shpejti do të investojë në infrastrukturën sportive të klubit të Pogradecit.

Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë në Pogradec, si një formë vlerësimi për sportistët e të gjitha disiplinave në volejboll, not, futboll, basketboll dhe arte marciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb