Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në emisionin ‘Kjo Javë” në News24 tha se forma që ka zgjedhur Rilindja dhe Edi Rama për të prekur votat është ajo e mafies.
Noka tha se forma për të ndalur prekjen e votave është Qeveria teknike.
“Çdo drejtues policie, çdo individ, çdo patronazhist, kriminel që do të prekë votat, do të futet te libri i zi dhe do të ketë punë me PD-në. Nuk do të kemi më punë vetëm me Edi Ramën, por me çdokënd që do të prekë votat”, tha Noka.