Rradhë kilometrike raportohen në të paktën dy pika të kalimit kufitar, Bajakovo (Kroaci) dhe Batrovci (Serbi), ndërsa shumë shqiptarë kthehen për festat e fundvitit në atdhe apo viset e tjera shqiptare.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, shkruan në rrjetin social se përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë po mbajnë kontakte me autoritetet me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit.

“Me të drejtë shumë bashkëatdhetarë, të cilët kthehen për festa në atdhe dhe viset e tjera shqiptare, më kanë kontaktuar në këto orë për situatën e rënduar në pikën e kalimit kufitar Bajakovo (Kroaci) dhe Batrovci (Serbi). Trafiku i bllokuar prej shumë kilometrash‼️ Përmes përfaqësive diplomatike të Shqipërisë po mbahet kontakt me autoritetet në këtë pikë kalimi kufitar me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb