Tiago Nani ka filluar të kthehet në një protagonist të lojës së Dinamos gjithnjë e më shumë. Sulmuesi portugez, sot dha një asist për Mandelën dhe shënoi vetë gol në suksesin 2-1 ndaj Egnatias, duke shtyrë Dinamon drejt suksesit, ndaj nuk ishte rastësi që u zgjodh si lojtari i ndeshjes.

 

“Ky trofe është për të gjithë skuadrën se kemi luftuar shumë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe jam shumë i lumtur. Fizikisht jam mirë se punoj mirë çdo javë dhe jap çdo gjë në ndeshje.

Më pëlqen se në dhomat e zhveshjeve kemi një grup të mirë, bëjnë shaka të gjithë me të gjithë. Edhe jashtë kam jetë të mirë. E kaloj në shtëpi, relaksohem, por edhe me shokët e skuadrës dalim për kafe.

Titulli? Ne luajmë ndeshje pas ndeshje, pastaj të shohim.

Gola? Unë dua të shënoj 10 gola në gjithë sezonin”, tha Nani për RTSH pas sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb