Barcelona dhe Atletico ishte një sfidë tepër emocionuese, e cila u zgjidh vetëm në sekondat e fundit të saj, falë golit të sulmuesit norvegjez Sorloth, në minutën e 96. Një fitore shumë e rëndësishme për madrilenët që parakalojnë Barcelonën në renditje, si dhe fitorja e parë edhe për Diego Simeonen që nuk fsheh gëzimin për arritjen e këtij suksesi, në përfundim të sfidës.

“Jam shumë i lumtur me lojën e skuadrës time sot. Ne ditëm të vuanim presionin e ekipit kundërshtar në pjesën më të madhe të ndeshjes, por arritëm në pjesën e dytë të rifuteshim në ndeshje, të merrnim në dorë situatën dhe të shfrytëzonim rastet tona. Zëvendësimet na ndihmuan, por mbi të gjitha dua të komplimentoj portierin tone Oblak, që ishte vendimtar me pritjet e tij.

Ndërkohë në krahun tjetër, Barcelona e Hansi Flick duket shumë larg skuadrës së fillim sezonit. Një fitore në 7 ndeshjet e fundit në La Liga, janë statistika për një skuadër jo për titull. Vetë Flick në fundin e ndeshjes nuk e fshehu zhgënjimin:

“Jam i zhgënjyer për këtë humbje, sepse luajtëm shumë mire sidomos në pjesën e parë.Jam krenar për djemtë e mi, por Atletico është një skuadër me eksperiencë që mund të të ndëshkojë në çdo moment. Tani do të jetë pushimi i festave, që shpresoj të na vijë në ndihmë, e të rikthehmi vitin e ardhshëm, duke u stërvitur më shumë e duke punuar të gjithë bashkë.

Mediat prestigjoze spanjolle i kushtuan natyrisht hapësirën kryesore triumfit të Atleticos ndaj katalansave ditën e sotme. “Dramë në finale”, “Dëshira për fitore” dhe “Gjigandët” ishin disa prej titujve bombastikë të tyre, për të përshkruar fitoren e djemve të Diego Simeones.

Marca Sport El Mundo Deportivo As

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: