Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve janë 90 për qind të përfunduara, por disa çështje kyçe ende mbeten të pazgjidhura, ka deklaruar një zyrtar palestinez i përfshirë në proces, raporton BBC.

Një nga pikat e debatit është prezenca ushtarake e Izraelit në korridorin Philadelphi, një zonë strategjike në jug të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin.

Diskutimet, që po zhvillohen në Doha, përfshijnë gjithashtu krijimin e një zone tampon disa kilometërshe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës. Zyrtari palestinez ka konfirmuar se Izraeli synon të mbajë një prani ushtarake brenda kësaj zone.

Bisedimet janë kritike për uljen e tensioneve dhe lehtësimin e situatës humanitare në rajon, ndërsa palët ende përballen me sfida për të arritur një konsensus përfundimtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb