Dy adoleshentë të identifikuar si A. M., 16 vjeç, dhe S. Z., 16 vjeç, janë ndaluar nga policia pas dyshimeve se kanë vjedhur me dhunë portofolin e një 66-vjeçari në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2024, rreth orës 23:00, ku dy të miturit, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë marrë me forcë portofolin shtetasit të moshuar.

Pas marrjes së njoftimit për incidentin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, policia vazhdon punën për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorin e tretë të dyshuar.

Materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb