Dy vajza shqiptare, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, duket se tërhoqën vëmendjen e mbretit Charles III, i cili ka vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit, të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.
Juliana Shalla dhe Entela Tereziu, dy vajzat nga Librazhdi, prezantuan veshjet tradicionale të Shqipërisë, çka duket se tërhoqën vëmendjen e Charles.
Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar.
Camilla që shoqëronte Mbretin, dhuroi 25 lodra për t’ua dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.