Pas disa barazimesh, Dortmund takohet me fitoren, teksa verdhezinjtë mundën 1-3 Wolfsburg në transfertë.
Verdhezinjtë shënuan 3 herë brenda pjesës së parë me 3 autorë të ndryshëm. Malen hapi siparin e golave, ndërsa Beier dhe Brandt thelluan epërsinë.
Në pjesën dytë, Vavro ndezi shpresën vendase, pas një asisti të Arnold. Të besuarit e Sahin komplikuan ndeshjen pas daljes me karton të kuq të Gross, por gjithsesi, në fund dolën me 3 pikë.
(J.S/BalkanWeb)