Një person është gjetur i vdekur në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës. Bëhet fjalë për Bashkim Durmishin, 68-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
BalkanWeb ka mësuar se dyshimet e para janë se viktima është grabitur. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, e cila po hetohet si vrasje.
Dyshimet janë se 68-vjeçari është grabitur dhe vrarë. Referuar të dhënave të para dyshohet se ai është goditur me sende të forta në pjesën e nofullës.
(BalkanWeb)