Opozita do të vijojë sot mosbindjen civile, me protestën e ardhës të thirrur nga Partia Demokratike, protestë e cila do të nisë sot në orën 17:00.

Për herë të parë pas gati një viti, lideri i opozitës, Sali Berisha, pritet të bashkohet me protestuesit në shesh, pasi më 27 nëntor 2024, Gjykata e Posaçme i ka rikthyer lirinë, duke revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”.

 

Për shkak të protestës, disa rrugë në Tiranë do të bllokohen, përfshirë: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimin tek “Zogu i Zi”, sheshin “Wilson”, “Pallatin me Shigjeta”, dhe kryqëzimin tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”. Protesta e fundit e opozitës u mbajt më 26 nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse të kryeqytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb