Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 21 dhjetor, në lagjen nr.3, Korçë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan kontrolle të pandërprera për kapjen e autorit.
Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasinValter Xhelillari, 38 vjeç, banues në Korçë.
Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme
Përpara uniformave blu AI ka deklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur pasi ishe i dehur.
“Unë kam qënë në gjëndje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë ai.