Ministria e Arsimit dhe Sportit ka iniciuar zbatimin e programit për pasurimin e të gjitha bibliotekave të shkollave me libra artistikë.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se në këtë prag festash, nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri.

Rama thekson se “nga shkolla “Ardian Klosi”, ka nisur shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit”.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri për fëmijët tanë, e kur sapo kemi nisur shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb