Forca Rezerviste hap një horizont të ri në politikat e qeverisë për t’i dhënë Forcës së Armatosur një dimension tjetër.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, ligji i ri garanton trajtim dinjitoz financiar për disa kategori njerëzish ndërkohë që kompletojmë edhe më tej strukturën e shërbimit ushtarak në rezervë të FARSH.

Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e forcës rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët; 55 vjeç për nënoficerët; 60 vjeç për oficerët.

Komponenti i rezervistëve siguron trupa shtesë, të trajnuar dhe me përvojë për FA, nënvizoi Vengu, teksa shtoi se rezervistët rrisin kapacitetet e mbrojtjes në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.

Gjithashtu theksoi ministri, rritet ekspertiza dhe kapacitetet njerëzore për operacionet e emergjencave civile.

Ligji për Forcën Rezerviste përcakton rregullat për krijimin e një strukture të organizuar dhe të trajnuar për Forcën Rezerviste, e cila do të aktivizohet në rast nevoje, duke kontribuar në ruajtjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendit, si dhe në përmbushjen e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s dhe operacioneve të tjera ndërkombëtare.

Shërbimi ushtarak rezervist është një veprimtari që kryhet në bazë të dëshirës dhe detyrimit për t’i shërbyer Atdheut. Kohëzgjatja e shërbimit varion nga 14 deri në 45 ditë në vit, me mundësi zgjatjeje për operacione të veçanta.

Ushtarët rezervistë gëzojnë të drejta të njëjta si ushtarët aktivë dhe kanë të drejtën të ruajnë vendin e punës gjatë shërbimit. Ata gjithashtu janë të detyruar të raportojnë për çdo ndryshim të statusit të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb