Qyteti i Fierit është përfshirë sot nga rrebeshe shiu të shoqëruara me erë të fortë.

Reshjet kanë nisur me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, por aktualisht po bien me intensitet më të madh.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo përmbytje në zonat e prekura, megjithatë, vështirësitë janë evidentuar në qarkullimin e automjeteve.

Me rastin e festave të fundvitit, trafiku ka qenë i rënduar dhe ka pasur vonesa të konsiderueshme në të gjitha akset kryesore të qytetit.

Nga reshjet intensive, deri në këto momente janë konstatuar probleme me energjinë elektrike në zonën e Frakullës, ndërkohë që grupet punës janë në terren për të mundësuar normalizimin e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb