Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit” në Krujë.

56-vjeçari ishte shpallur i zhdukur që më datë 1 dhjetor pasi ishte larguar nga banesa.

Dyshimet e para janë që ky person ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune

Njoftimi:

Krujë/Më datë 22.12.2024, në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit”, është gjetur i pajetë shtetasi E. V., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 01.12.2024, për largim nga banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb