Liverpool tregon dhëmbët, teksa të dielën pasdite ka triumfuar me shifrat e thella 3-6 në Londër, ndaj Tottenham Hotspur. 9 gola dhe shumë spektakolare ishte sfida e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium, me tifozët e të dyja skuadrave që ishin dëshmitarë të një ndeshje epike, pasi rrallë mund të qëllojë të realizohen plotë 9 gola në të tillë nivele.
Luiz Diaz dhe Mac Allister i çuan shumë shpejtë shifrat në 0-2 për Redsat. Maddison përfitoi mjaft mirë nga një gabim në prapravijën e miqve, për të shkurtuar diferencën në 1-2. Megjithatë nga ky moment do të nisë edhe Mo Salah show. Fillimisht asisti i tij për hungarezin Szoboszlai në kohën shtesë të fraksionit të parë, ndërsa brenda 15 minutave të pjesës së dytë, realizoi një dopietë, duke shuar shpresat e vendasve e duke e çuar rezultatin në 1-5 për të besuarit e Arne Slot.
Vendasit u përpoqën të reagonin, teksa gjetën dy herë golin me anë të Kulusevskit dhe Solanke, duke përfituar nga një mbrojtje tepër e brishtë e skuadrës së Liverpool. Në fund ai që e çeli serinë e golave, sulmuesi kolumbuian Luis Diaz, do të ishte po ai që edhe do të shënonte golin e fundit të mbrëmjes, duke bërë që Liverpool, jo vetëm të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë delikate, por mbi të gjitha t’u japi edhe njëherë rivalëve për titull këtë sezon, sinjale të qarta, se këtë kampionat vetëm ata mund të mos e fitojnë. Diferenca me vendin e dytë Çelsin tashmë është në +4 pikë dhe me një ndeshje më pak.
Tabloidët britanikë i kanë kushtuar ditën e sotme edhe hapësirën kryesore 6 golave dhe fitores fantastike të djemve të Arne Slot, teksa spikat “Daily Telegrap” i cili godet me titullin: “Happy sixmas”, duke luajtur me fjalët, në prag të festës së Krishtlindjeve.