Ka përfunduar në GJKKO seanca në lidhje me dosjen e Sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj është kërkuar rikualifikim i akuzës.

GJKKO ka kërkuar që Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se ish-ministri Beqaj është momentalisht nën akuzë për “Shpërdorim detyre”.

Është kërkuar rikualifikim i akuzës edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Në këtë moment janë rikthyer të gjithë palët në seancë dhe pritet që prokurori të mbajë qëndrim, duke ndjekur orientimin e gjykatës dhe mund të ngrejë akuza të tjera, ose mund të qendrojë në akuzat e ngritura në përfundim të hetimeve.

Në lidhje me dosjen e “Sterilizimit” janë 9 persona të akuzuar, mes tyre ish-ministri Beqaj, ish zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj.

Që nga muaji mars vijon në GJKKO për kalimin e kësaj dosjeje në themel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb