Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ne studion e “Koha per t’u zgjuar” në News24 “zbërtheu” projektligjin e ri për pensionet dhe njohjen e tyre para vitit 1993. Hoxha e vlerësoi iniciativën si pozitive, ndërsa shtoi se projektligji nuk është i plotë, për sa kohë nuk njihen kontributet e moshës 14 deri në 18 vite.
Eksperti kërkoi që në diskutimet që do të zhvillohen në komisionet parlamentare të shtohet amendamenti për këtë kategori dhe njohjen e kontributeve edhe gjatë këtyre moshave.
Ndër të tjera, Hoxha shtoi se qytetarët që kanë një librezë pune me vitet e azhornuara, duhet të kërkojnë pensionin e plotë edhe nëse libreza e tyre nuk është pasqyruar nëpër borderotë shtetërore.
Hoxha njoftoi se në kategoritë që përifojnë nga ligji i ri që pritet të miratohet në Kuvend, nuk përfshihen ushtarakët, por vetëm personat që kanë përfituar në institucionet e tjera shtetërore, para vitit 1993.
(BalkanWeb)