Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, ka raportuar drejtpërdrejt nga Vlora, ku ka zbuluar detaje mbi situatën pas reshjeve të shiut që përfshinë qytetin bregdetar.

Mehmeti raportoi se trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar për shkak të kushteve të këqija të motit. Ai theksoi se stuhitë kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit dhe reshjet intensive kanë shkaktuar shqetësime.

“Sot, reshjet e shiut kanë rrezikuar disa rrugë të qytetit, të cilat janë të njohura për problematikat e mëparshme”, tha gazetari.

Ai shtoi se institucionet kanë bërë thirrje për gatishmëri dhe për kujdes nga qytetarët përballë kushteve të motit, në pritje të mundësisë për reshje të tjera në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb