Real Madrid përfiton më së miri nga ndalesa e Barcelonës të shtunën ndaj Atleticos duke fiton 4-2 ndaj Sevillas në “Bernabeu” dhe parakaluar katalanasit në renditje. Një sukses i merituar i ekipit të Ançelotit, që e zgjidhi shumë shpejtë sfidën, falë tre golave të Mbappe, Valverde dhe Rodrigo, të cilët pas 34 minutash lojë fiksuan shifrat në 3-0. Romero ngushtoi diferencën për miqtë 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, por “Los Blancos” mbyllën praktikisht gjithçka me rifillimin e lojës falë golit të Diaz. Goli i Lukebakios në fund të ndeshjes, shërbeu sa për statistikë.

Falë kësaj fitorje të besuarit e Ançelotit, ngjiten në vendin e dytë në renditje, në kuotën e 40 pikëve, një më pak se sa kryesuesit e Atleticos që kryesojnë La Ligën dhe lejnë pas Barcelonën, me skuadrën e Hansi Flick që ndodhet pas javës së 18, në vendin e 3 me 38 pikë, duke patur edhe 1 ndeshje më shumë se sa dy skuadrat madrilene.

Dy mediat spanjolle pranë klubit katalanas, vejnë theksin tek momenti negativ që skuadra e Hansi Flick po kalon: “Në rënie të lirë” dhe “Flick nën presion”, janë dy titujt kryesorë të këtyre të përditshmeve. 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit në La Liga dhe humbja e tretë radhazi në shtëpi, janë shifra të një skuadre jo për titullin kampion.

Flick u shpreh i kënaquyr me lojën, që djemtë e tij zhvilluan ndaj Atleticos, por pavarësisht optimizmit të gjermanit, në Barcelonë prej javësh “këmbanat e alarmit” janë duke rënë. Nëse edhe me fillimin e vitit të ri, situata nuk do të ndryshojë tek blaugranat, atëherë ata mund t’i thonë lamtumirë garës për titull shumë shpejtë këtë sezon.

Sport Es
 
Mundo Deportivo
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: