U zhvillua paraditen e kësaj fillim jave seanca “Gjici” e cila shqyrtoi kërkesën e zëvendësimit të masës nga dënim me burg në zëvendësimin ” kryerje e dënimit të mbetur në shtëpi”.
Gjyqtarja Suela Lika vendosi zhvillimin e seancës me kërkesën e kërkuesit Safet Gjici pa praninë e tij. Ndërkohë Markeljan Jançe, avokati i kërkuesit shprehu dakord sinë me aktet e ekspertimit.
Nga ana e tij Prokurori Ledion Tema gjatë fjalës së tij theksoi se për pyetjen numër 10 që atyre ju kushte drejtuar gjykata, ekspertët nuk i kanë dhënë përgjigje të qartë. Por avokati e ka kundërshtuar pretendimin e prokurorit dhe se përgjigjet e hartuara nga ekspertët sipas tij janë shteruese.
Gjykatësja Suela Lika u shpreh se gjykata vlerëson se në kuadër të gjykimit të plotë, ekspertët duhet të japin përgjigje të plotë për pyetjen 10 ku duhet saktësuar terapia të cilës kërkuesi Safet Gjici po i nënshtrohet.
Edhe shërbimi i provës sipas saj duhet të hartojë planin individual të trajtimit mjekësor i cili pasi të njohë aktet kërkoi dy javë kohë për tu përgatitur.
Gjykata vendosi ti drejtohet me shkresë sërish ekspertëve mjeko ligjorë për të dhënë përgjigje sa më të qartë pyetjes numër 10 të drejtuar prej saj. Seanca e ardhshme u vendos të zhvillohet në 30 Janar 2025 në orën 10.00.
Për seancën e radhës shërbimi i provës pritet të paraqesë relacion nëse është i përshtatshëm personi për tu përshtatur nga burgu në qendrim në shtëpi.
Ndërkohë ekspertët e IML do të shpjegojnë se cila është terapia që Gjici duhet të ndjekë dhe a ia mundëson spitali i burgut këtë trajtim.
NJOFTIM
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici mbi zhvillimin e seancës gjyqësore sot, më datë 23.12.2024 me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare znj. Suela Lika.
Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, nuk u paraqitën Ekspertët Mjekoligjor përcollen Aktin e Ekpsertimit zyrtarisht me postë .
Rezulton se në aktin e ekspertimit, ekspertët mjekoligjor nuk i janë përgjigjur pyetjes nr. 10 të gjykatës e cila kërkoi: “Cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?”.
Për këtë arsye Gjykata në kuadër të shqyrtimit të plotë dhe të gjithanshëm vlerëson që ekspertët mjekoligjorë kanë detyrim t`i përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe akti ekspertimit të plotësohet në lidhje me pyetjen 10-të, ku ekspertët mjekoligjorë duhet të japin përgjigje nëse kërkuesi ka marrë terapinë e nevojshme në spitalin privat ku është vendosur, cila është terapia dhe nësë është e mundur të garantohet nga ky institucion.
Gjykata caktoi se, shërbimi i provës duhet të hartojë një Plan Individual për kërkuesin me objekt “Qëndrim në Shtëpi”.
Shërbimi i provës kërkoi të vendosen në dispozicion të gjithë aktet në rrugë postare dhe kërkoi 2 (dy) javë kohë për hartimin e Planit Individual.
Për t`i dhënë kohën e nevoshme shërbimit të provës për hartimin e Planit Individual dhe ekspertëve mjekoligjorë t`i përgjigjen pyetjes 10-të, seanca e rradhës u caktua më datë 31.01.2025 ora 10:00.